Disa persona ia grabitin një burri çantën me para e dokumente

Kronikë e zezë

Disa persona ia grabitin një burri çantën me para e dokumente

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një rast i grabitjes ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Disa persona ia kanë grabitur një qytetari çantë me para e dokumente personale. Gjatë konfrontimit është thyer edhe xhami i një zyreje.

Njoftimi i Policisë:

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parashë. Të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre.

Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat