​“Goditja”, për dhjetë ditë 122 persona të arrestuar dhe 43 armë të konfiskuara

Kronikë e zezë

​“Goditja”, për dhjetë ditë 122 persona të arrestuar dhe 43 armë të konfiskuara

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë arrestuar 122 persona dhe janë konfiskuar 43 armë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë realizuar 4 mijë 402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alool-test.

Poashtu janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura, janë kontrolluar 353 lokale dhe janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.

“Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat