Gjuajtje me armë në Prishtinë, dëmtohet xhami i një banese – pronë e një polici

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, dëmtohet xhami i një banese – pronë e një polici

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, e cila është pronë e një zyrtari policorë, nga një predhë e armës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:35 në sheshin Vicianum, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, bëhet e ditur në raport të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat