Dy gra u raportuan të zhdukura në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës

Kronikë e zezë

Dy gra u raportuan të zhdukura në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Dy gra janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Një grua është zhdukur në Prishtinë që nëntë ditë.

“Prishtinë 10.08.2023 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Han të Elezit që tri ditë është zhfukur një grua.

Hani i Elezit 16.08.2023 – 16:00.  Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat