14-vjeçari dërgohet me lëndime të rënda në Spitalin e Prizrenit, askush s’e di çfarë i ka ndodhur

Kronikë e zezë

14-vjeçari dërgohet me lëndime të rënda në Spitalin e Prizrenit, askush s’e di çfarë i ka ndodhur

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një fëmijë 14-vjeçar është dërguar me lëndime serioze në spital.

Burimet e medias brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje për ndihmë mjekësore.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se viktima ka lëndime të rënda në kokë, por që nuk dihet se prej çka iu shkaktuan.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës, të cilët në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshmitë të familjarëve, të cilët po ashtu kanë pohuar se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të miturin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat