Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Ditën e sotme është arrestuar një person i kërkuar në Kaçanik.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej 60 ditëve. 

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar,  e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’  me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat