Theret me thikë një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një person sot është therur me thikë në Mitrovicë.

Këtë e bëri të ditur Ilmi Prekazi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugës.

Ai ka thënë se sipas informacioneve të para dyshohet personi në fjalë ka mbetur i plagosur pas një mosmarrëveshjeje.

“Viktima është dërguar për tretman në Emergjencë, njësitet e policisë janë duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Prekazi.

I dyshuari është identifikuar, por nuk dihet nëse është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat