Shtiu me armë në aheng, arrestohet një person në Pejë, Policia tregon se çka i sekuestroi

Kronikë e zezë

Shtiu me armë në aheng, arrestohet një person në Pejë, Policia tregon se çka i sekuestroi

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në kuadër të planit operacional “Goditja”, ka pranuar informacione se në fshatin Graboc të Pejës në një aheng ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Më pas është kryer bastisje dhe janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK-47, tre karikatorë, 121 fishekë të kalibrit 7.62x39mm, 2 fishekë të kalibrit 7.9mm dhe gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62x39mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, është dërguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet njё person i dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng

Pejë, 21 gusht 2023

Më datë 20 gusht 2023 rreth orës 15:00, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor nё Pejё, ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng ka ta shtëna me armё.  Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:

 Njё (1) armё AK 47

 Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё

 Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm

 Dy (2) fishek kal: 7.9mm

 Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat