Rrahje në kafiteri në Pejë, shtatë persona të përfshirë, një i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Rrahje në kafiteri në Pejë, shtatë persona të përfshirë, një i lënduar rëndë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.

Këtë e bëri me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat