E rëndë: Burri në Gjilan sulmon me thikë gruan pas një mosmarrëveshjeje, e bën për spital

Kronikë e zezë

E rëndë: Burri në Gjilan sulmon me thikë gruan pas një mosmarrëveshjeje, e bën për spital

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Kështu ka ndodhur në një familje në Gjilan ku një çift bashkëshortor kanë pasur konflikt fizik.

Mësohet se rastin në Polici e ka denoncuar viktima e cila ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u përball me telashe me bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, gjatë fjalosjes e ka sulmuar me mjet të mprehtë për çka edhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te gruaja, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat