​Aksident me fatalitet, humbi jetën një 60 vjeçar

Kronikë e zezë

​Aksident me fatalitet, humbi jetën një 60 vjeçar

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një 60 vjeçar.

Sipas Policisë, automjeti me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë.

“Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat