Pamje/ Policia e arreston dhe e rrah hajnin në Kodrën e Trimave

Kronikë e zezë

Pamje/ Policia e arreston dhe e rrah hajnin në Kodrën e Trimave

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Të shtunën mbrëma Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në lagjen Kodra e Trimave.

I arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve.

Burime të medias bëjnë të ditur se i dyshuari ka tentuar të shkelë me veturë një zyrtar policor, për çka është rrahur më pas nga njësiti që i vuri prangat në duar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Media që nga dje ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat