Tentoi të largohej nga Kosova pasi u shpall në kërkim, ky është i dyshuari që u kap në aeroport

Kronikë e zezë

Tentoi të largohej nga Kosova pasi u shpall në kërkim, ky është i dyshuari që u kap në aeroport

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Dje u raportua për arrestimin e një 34-vjeçari, i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Pejë, në bazë të një urdhërese aktive  për veprën “Dhunë në familje. Ai është kapur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Rasim Kelmendin, i cili është dërguar tashmë në mbajtje.

I dyshuari u ndalua në orët e pasdites të së hënës pasi Policia e zbuloi që i njëjti kishte vendosur që të largohej nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, teksa është vënë në dijeni edhe Gjykata Themelore në Pejë.

Me aktvendim të lëshuar nga gjyqtari i këtij rasti, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat