Një person rrahet nga tre të tjerë në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Një person rrahet nga tre të tjerë në Han të Elezit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:30 në fshatin Paldenicë, në Han të Elezit.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq,siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rasti  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat