Automjeti me targa të Beogradit tenton ta kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Kronikë e zezë

Automjeti me targa të Beogradit tenton ta kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një automjet me targa të Beogradit është ndaluar nga policia, pasi dy persona që ishin në të kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

“Policia ka ndaluar automjetin  me targa të Beogradit me ngasës dhe një pasagjer meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbisë-R. Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat