Vushtrriasi kërcënohet nga borxhliu pasi ia kërkoi paratë që ia dha para 5 vitesh, kërkon ndihmë nga Policia

Kronikë e zezë

Vushtrriasi kërcënohet nga borxhliu pasi ia kërkoi paratë që ia dha para 5 vitesh, kërkon ndihmë nga Policia

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpeshherë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Vushtrri, ky dy persona janë futur në sherr për borxhin që njëri prej tyre ia kishte tjetrit dhe për pasojë situata ka eskaluar në kanosje.

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari ia kishte marrë viktimës një shumë të hollave që 5 vjet dhe të njëjtat nuk ia kishte kthyer, derisa ai u detyrua që t’ia kërkonte vazhdimisht.

Por përveç që s’i mori paratë e veta, viktima u përballë edhe me kanosje pas kërkesave të tij për kthimin e borxhit. Të njëjtat burime thonë se i dyshuari e ka kërcënuar, për çka ai vendosi që ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por të njëjtin nuk e kanë gjetur akoma përkundër kërkimeve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat