Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro

Kronikë e zezë

Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:10
Njoftimi

Një person (kundërvajtës) ka tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, kundërvajtësit iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat