Policia konfiskon një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Kronikë e zezë

Policia konfiskon një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 09:25
Arma e sekuestruar

Në Stacionin Policor në Vushtrri, të enjten rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Vushtrri, me ç’rast është arrestuar një 38-vjeçar.

Sipas njoftimit, njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë lokacionin.

“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit ‘Zoraki’. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat