Grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në Lipjan

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në Lipjan

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë të derivateve në Lipjan.

Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy  persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe se nën kërcënimin e thikës dhe armës, i kanë grabitur një shumë parash. 

Grabitësisht janë larguar në drejtim të panjohur. Ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjeksor.

“ Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash  dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat