Prishtinasi i shkon te banesa ish-bashkëshortes dhe e shqetëson, ja çka deklaroi ajo në Polici

Kronikë e zezë

Prishtinasi i shkon te banesa ish-bashkëshortes dhe e shqetëson, ja çka deklaroi ajo në Polici

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Prishtinë, e cila e ka raportuar burrin ish bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dyshuari i ka shkaktuar që një kohë shqetësim me mesazhe të ndryshme, ndërsa herën e fundit i ka shkuar edhe te banesa.

Për shkak të frikës se mund t’i ndodhë diçka, viktima e ka denoncuar rastin në Polici me shpresën se i dyshuari nuk do t’i shkaktojë më probleme pasi gjithçka mes tyre ka mbaruar.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe e ka ftuar të dyshuarin për t’u dorëzuar në Polici, teksa akoma nuk kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen e tij.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat