Xhelozia e fut në sherr, burri në Rahovec përfundon në ndalim pasi ushtroi dhunë ndaj gruas

Kronikë e zezë

Xhelozia e fut në sherr, burri në Rahovec përfundon në ndalim pasi ushtroi dhunë ndaj gruas

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Rahovec..

Mësohet se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale, derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat