Prishtinë: I mituri qëllon me armë aksidentalisht shokun, 15-vjeçari dërgohet në Emergjencë

Kronikë e zezë

Prishtinë: I mituri qëllon me armë aksidentalisht shokun, 15-vjeçari dërgohet në Emergjencë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit. Këta të fundit shumë herë i përdorin ato edhe gjatë përleshjeve, por ka raste kur aksidentalisht shkrepin armët.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në afërsi të një shkolle, ku një person i mitur, i moshës 15-vjeçare ka gjuajtur me armë një bashkëmoshatar të tij.

Burimet brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar në këtë qendër me plagë në krah, por pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit, teksa është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur aksidentalisht nga 15-vjeçari.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj tij të iniciohet rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat