Prizren, arrestohet një person për rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës

Kronikë e zezë

Prizren, arrestohet një person për rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren për rastin e një punëtori të ndërtimtarisë i cili vdiq në vendin e punës të premten.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për rastin në fjalë janë intervistuar edhe dy persona të tjerë por janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq i përmenduri më lartë është dërguar në mbajtje.

Rasti fillimisht ishte cilësuar “Hetim i vdekjes”, pastaj është bërë rikualifikimi i veprës “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat