Sherri i anëtarëve të familjes Thaqi në Drenas me fqinjin e tyre, këta janë pesë të arrestuarit që u ndaluan

Kronikë e zezë

Sherri i anëtarëve të familjes Thaqi në Drenas me fqinjin e tyre, këta janë pesë të arrestuarit që u ndaluan

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë. Telashe të tilla mes kosovarëve janë mjaft të shpeshta dhe motivet shumë herë dalin të jenë zënkat momentale.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Llapushnik të Drenasit, ku janë arrestuar pesë persona, nën dyshimin se kanë kanosur seriozisht fqinjin e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Burim Thaqi, Albert Thaqi, Liridon Thaqi, Elver Thaqi dhe Fetah Thaqi, të cilët janë dërguar në mbajtje, pasi u denoncuan për sherrin në të cilin u futën.

Shtëpitë e tyre janë bastisur, ndërsa të njëjtit janë shoqëruar në Polici ditën kur ka ndodhur incidenti dhe më pas janë intervistuar për motivin e incidentit dhe detajet e asaj që kishte ndodhur.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit do të hetohen për veprën penale “Kanosje”.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovar; pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje  e kanë kanosur viktimën mashkull  kosovar. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat