22-vjeçarja dhe shoku i saj kapen në flagrancë me marihuanë në Sllatinë

Kronikë e zezë

22-vjeçarja dhe shoku i saj kapen në flagrancë me marihuanë në Sllatinë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në fshatin Sllatinë, ku Policia ka ndaluar dy të rinj, nën dyshimin për posedim të gjësendeve të kundërligjshme.

Mësohet se gjatë kontrollit të të dyshuarve, një vajzë 22-vjeçare dhe një bashkëmoshatar i saj, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të marihuanës, që dyshohet se e kishin për konsum personal.

Substanca narkotike që u gjet është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti si ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat