Gjilanasi që kërcënoi ish të fejuarën arrestohet posa arrin në Kosovë

Kronikë e zezë

Gjilanasi që kërcënoi ish të fejuarën arrestohet posa arrin në Kosovë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Në të tilla raste shpesh përfshihen edhe familjarët e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici.

Me një rast të tillë është përballur një 25-vjeçare nga Gjilani, e cila është në hall me ish të fejuarin e saj, të cilin u detyrua ta denoncojë pas telasheve që ia shkaktoi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu F.M., i cili u denoncua para 10 ditësh, nën dyshimin për kanosjen e viktimës, është arrestuar sot në kufi.

Posa arriti në Kosovë, i njëjti është ndaluar dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën dyshohet. 

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat