Mërgimtarit në Gjakovë ia vjedhin çantën me mijëra euro e pasaporta në ditën e parë të pushimeve, kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Mërgimtarit në Gjakovë ia vjedhin çantën me mijëra euro e pasaporta në ditën e parë të pushimeve, kërkon ndihmën e Policisë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 06:23
Ilustrim

Vjedhjet e çantave të dorës e kuletave ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, qoftë në rrugë apo restorante e lokale të ndryshme.

Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin dhe të shpëtojnë nga prangat e Policisë. Gjatë sezonit të verës, cak jo rrallëherë hajdutët i kanë edhe bashkatdhetarët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Gjakovë dhe u denoncua nga një mërgimtar, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, pasi dikush ia vodhi çantën nga vetura.

Viktima ka raportuar se në çantën që ia morën, kishte pasur mijëra euro, si dhe disa pasaporta suedeze.

Mërgimtari ka deklaruar në Polici se rasti i ka ndodhur posa ka shkuar në Gjakovë, pasi sot ka mbërritur në Kosovë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat