Burri në Vushtrri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të vegjël, i bën për spital

Kronikë e zezë

Burri në Vushtrri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të vegjël, i bën për spital

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 07:31
Ilustrim

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Jo rrallëherë e pësojnë edhe fëmijët e vegjël, të cilët keqtrajtohen po ashtu nga baballarët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në rrugën ”Ismet Haliti” në Vushtrri, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar bashkëshortin për dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre, të mitur. 37-vjeçarja është bërë për spital nga i shoqi dhe kjo nuk është hera e parë që ka përjetuar dhunë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe shoqërohet në stacion policor, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij para zyrtarëve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat