Një person me rimorkio rrëzon disa shtylla druri dhe dëmton një pllakë të varrezave në Junik

Kronikë e zezë

Një person me rimorkio rrëzon disa shtylla druri dhe dëmton një pllakë të varrezave në Junik

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një person duke drejtuar kamionin me rimorkio të ngarkuar e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri me ç’rast e ka dëmtuar një pllakë të varrezave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:25, në Junik.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar kamionin me rimorkio të ngarkuar, e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri me ç’rast e ka dëmtuar një pllakë të varrezave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat