Prizrenasi sulmoi fizikisht një femër

Kronikë e zezë

Prizrenasi sulmoi fizikisht një femër

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një femër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:45, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat