Rrahje masive në Malishevë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Malishevë, lëndohet një person

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat