Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Leposaviq

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Leposaviq

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Në Leposaviq është gjetur i vdekur një person, rasti është cilësuar nga policia vdekje e dyshimtë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IMK) për obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat