Aksidentohet një person me trotinet elektrik në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksidentohet një person me trotinet elektrik në Prishtinë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Drejtuesi i një trotineti elektrik ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti me një veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe po vazhdon të marrë tretman mjekësor.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture deri më tani të pa njohur e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime dhe vazhdon te marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin eshtë konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat