Policia e kap një person me kokainë, prokurori e liron menjëherë në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Policia e kap një person me kokainë, prokurori e liron menjëherë në procedurë të rregullt

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Në një aksion kërkim-patrullimi, Policia e Kosovës bashkë me njësinë speciale kanë arrestuar një të dyshuar, pasi qe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në raportin policor 24 orësh nga Policia e Kosovës thuhet se arrestimi nga Policia ka ndodhur rreth orës 02:20 minuta pas mesnatës në Pejë.

Por ky aksion i Policisë thuajse shkoi huq ngase Prokurori i rastit ka marrë vendim për lirimin e tij në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

‘Pejë 29.08.2023 – 02:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi qe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat