​Përfshihet nga zjarri Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Përfshihet nga zjarri Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Disa pamje janë shpërndarë nga banorët ku shihet ndërtesa në flakë.

Për këtë ka shkruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.

Ju kam paralajmru që sa mbledhje të Asamblesë, por e vendoset me ju lon "dostave" të Aleancës. E tash çka, e shkatrrut një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë. Turpi ju mbuloft dhe mos arsytoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, personi i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat