S’ndalen festat me të shtëna: I riu nga Gjakova përfundon në Polici, gjuajti me armë në një aheng familjar

Kronikë e zezë

S’ndalen festat me të shtëna: I riu nga Gjakova përfundon në Polici, gjuajti me armë në një aheng familjar

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve..

Kështu zgjodhi të festojë së fundmi edhe një person në Gjakovë, i cili përfundoi dje në Polici si pasojë e gjuajtjes me armë në një aheng familjar.

Mësohet se rasti ka ndodhur në fshatin Cërmjan, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka gjuajtur disa herë me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari e ka dorëzuar armën e përdorur në rast.

I njëjti u arrestua dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat