Dyshohet se kreu disa vjedhje, ky është 26-vjeçari që u arrestua në Graçanicë

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu disa vjedhje, ky është 26-vjeçari që u arrestua në Graçanicë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu e pësoi edhe një i ri, i cili së fundi përfundoi në pranga. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Ragip Selimi, 26-vjeçar.

Selimi gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer tri vepra penale.

Selimi është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

26-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat