U kapën me 82 qese marihuanë, arrestohen dy të rinj në Viti

Kronikë e zezë

U kapën me 82 qese marihuanë, arrestohen dy të rinj në Viti

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 09:33
Sendet e sekuestruara

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Në kuadër të këtij plani operativ, në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar dy të rinj në Viti, pasi të njëjtit janë kapur me drogë.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në Viti, është ndalur për kontroll rutinore një veturë ku ndodheshin dy të dyshuarit  J.I. (2004) dhe N.M. (2003).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:

Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,

Një (1) peshore digjitale

Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’

Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe

Tre (3) telefon celularë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat