Publikoi foto me armë, Policia e identifikon të dyshuarin e prokurori e liron

Kronikë e zezë

Publikoi foto me armë, Policia e identifikon të dyshuarin e prokurori e liron

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një person kishte publikuar në rrjete sociale foto me pistoletë, ndërsa Policia i ra në gjurmë.

Pasi u shoqërua në stacion policorë, të dyshuarit nga Kaçaniku iu konfiskua arma e cila ishte me gas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

“Kaçanik. 30.08.2023 – 08:00. Është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto ku ai shihej me një pistoletë . Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat