Goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë, këmbësori në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë, këmbësori në gjendje të rëndë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, respektivisht përballë terminalit doganor.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, tha se në aksident janë të përfshira një automjet dhe një këmbësor.

I njëjti sipas Gashit, është dërguar në emergjencën e Pejës dhe se sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Sot rreth orës 7:10 në magjistralen Prishtinë-Pejë, përballë terminalit doganor, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Ne aksident janë të përfshira një automjet dhe një këmbësor. Këmbësori është goditur dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në emergjencën e Pejës. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat