Ky është i vrari në Bubavec të Malishevës

Kronikë e zezë

Ky është i vrari në Bubavec të Malishevës

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:50 Përditësuar në ora: 15:09 më 31.08.2023
Foto ilustrim

Detaje nga vrasja në Malishevë, katër persona shoqërohen në stacion policor

Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima, i cili është rreth 30-vjeçar nga fshati Bubavec, është privuar nga jeta pas një zënke në tregun e druve.

Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri.

Ky është i vrari në Bubavec të Malishevës

Media më herët ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës.

Nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vrarë.

Burime të medias bëjne me dije se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar Sh. Krasniqi (1994).

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thotë ai.

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Bubavec të Malishevës.

Rastin për klanin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas përgjigjes së policisë, është më shumë se një i dyshuar që po kërkohet nga autoritetet.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve”.

“Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat