Vrasja në Malishevë, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Vrasja në Malishevë, arrestohen katër persona

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:20
Malishevë

Katër persona janë arrestuar sot nga vrasja që ndodhi rreth orës 13:30, në Malishevë. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Elezaj.

Siç merr vesh Telegrafi ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për drutë në fshatin Bubavec, ndërsa vrasja në Malishevë. Mësohet se viktima është 29 vjeçari nga fshati Bubavec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat