Paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi nën dyshimin se i njëjti ka blerë, poseduar dhe shpërndarë narkotikë.

Bëhet fjalë për një person me inicialet P.P në Ferizaj.

Sipas njoftimit të gjykatës, i njëjti është shtetas i Kosovës dhe masa ndaj tij është caktuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore nga gjykatësi i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me qëllim të shitjes apo shpërndarjes pa autorizim ka poseduar substanca të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik të llojit marihuanë, të cilat me datë 30 gusht 2023 gjatë operacionit policor, në një rrugë në Ferizaj, fillimisht janë ndalur tre persona, në mesin e të cilëve i pandehuri P.P., tek i cili është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, e ndarë në katër qese në peshë prej 2.67 gram, kurse në lokalin ku punonte i pandehuri janë gjetur edhe tetë qese najloni me substanca të dyshuar narkotike të llojit njëjtë me peshë 25.1 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 34.8 gram, një mulli për bluarjen e marihuanës, një pako dhe disa letra për mbështjellje të marihuanës”, është bërë e ditur në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat