Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Shkabaj, hajnat e maskuar marrin paratë në dy arka

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Shkabaj, hajnat e maskuar marrin paratë në dy arka

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:33
Shell

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në pompën e derivateve ‘Shell’ në fshatin Shkabaj të Prishtinë.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur që t’ia marrin paratë që ndodheshin në arkën e pompës, si dhe te arka e marketit, e më pas kanë thyer derën dhe janë zhdukur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtorja e kompanisë, i cili ka deklaruar të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat