Erdhën për pushime në Kosovë, rast i rëndë për familjen Ahmeti: Vdes 13-vjeçari që u aksidentua para disa ditësh

Kronikë e zezë

Erdhën për pushime në Kosovë, rast i rëndë për familjen Ahmeti: Vdes 13-vjeçari që u aksidentua para disa ditësh

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:37
Agon Ahmeti

Familja Ahmeti nga Vushtrria që jeton në diasporë, të mërkurën mori lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre 13-vjeçar, Agon Ahmeti i cili po trajtohej në QKUK si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në një aksident para disa ditësh në autostradën “Ibrahim Rugova".

I mituri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq dje, teksa sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Viktima bashkë me familjen e tij kishin ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë, ditë këto që u kthyen në dhimbje e mërzi.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

“Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datë 24 gusht, ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat