Policia e zë mat 37-vjeçarin duke konsumuar drogë në lagjen Dardania në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia e zë mat 37-vjeçarin duke konsumuar drogë në lagjen Dardania në Prishtinë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotik.

Një rast i tillë është zbuluar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku Policia ka kapur në flagrancë një 37-vjeçar.

Mësohet se i dyshuari është ndaluar në orët e mbrëmjes, kur një njësi policore e zuri mat duke konsumuar substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të drogës, që është sekuestruar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat