Plas sherri në një familje në Lipjan, arrestohet burri që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Lipjan, arrestohet burri që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfundua edhe një çift nga fshati Qylagë i Lipjanit, pasi një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Mësohet se viktima ka raportuar se burri i saj pas një konflikti verbal, e ka sulmuar, duke i shkaktuar lëndime por edhe frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat