Dy aksidente në Podujevë, raportohet për persona të lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Podujevë, raportohet për persona të lënduar rëndë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:11
Shiriti i Policisë

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur gjatë natës së të enjtes në Podujevë, konkretisht njëra në fshatin Gllamnik dhe tjetra në fshatin Llugë të Podujevës.

Në aksidentin e parë një këmbësor është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, me ç’rast ka marr lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa në fshatin Lluga raportohet se ka ndodhur një vetë aksident, ku tre persona kanë marrë lëndime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat