Kamenicë, arrestohet një person për vjedhje gjatë korrikut dhe gushtit

Kronikë e zezë

Kamenicë, arrestohet një person për vjedhje gjatë korrikut dhe gushtit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:19
Arrestohet

Një person është arrestuar dje në Kamenicë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale

Raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat