I mituri në Podujevë kërcënon motrën e tij me thikë, intervenon Policia

Kronikë e zezë

I mituri në Podujevë kërcënon motrën e tij me thikë, intervenon Policia

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një vajzë nga fshati Shajkoc i komunës së Podujevës, pasi vëllai i saj dyshohet se e ka kanosur seriozisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e saj, e cila ka thënë se pas një konflikti verbal, i mitur e ka kërcënuar me thikë.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga veprimet e 17-vjeçarit, viktima ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat